28,11,2024

Zv.ministri Rahmani e akuzon kryetarin e PDAK-së për vjedhje të fondeve

Must Read
qazim-rahmani

Rahmani ka dhënë dorëheqje nga kjo parti pasi po konsideron se Ademi ia ka ndryshuar qëllimin dhe vizionin partisë si dhe ka përvetësuar fondet.

Deklarata e plotë e tij:

Të nderuar dhe respektuar , Shok, Aktivistë, simpatizant anëtarë të PDAK-së dhe ju gjithë bashkëpunëtor, respektivisht qytetarë Ashkanlinj ku do që jeni.

Prej   një periulle 4-5 vjeqare nga  fundi i vitit 2011, ju bashkova PDAK-së me vullnet dhe qellim që të kontriboj dhe angazhohem në të mirë të qytetarëve Ashkanli, në Kosovë dhe Diaspor.

Me ndihmen e gjithë shokëve dhe aktivistëve arritum të fitojm zgjedhjet lokale 2013 zgjedhjet parlamentare 2014, dhe i falenderoj gjithë ata që ndihmuan këtë proces dhe këtë rrugëtim,që Ashkanlinjt të kenë një qasje ndryshe një jetë ndryshe dhe më e rëndësishmja e saj, qellimi i punës tonë ishte Bashkimi Kombëtar dhe kthesa e imazhit bashkimit dhe vullnetit  të viteve të pas luftës për popullin Ashkanli kur gjithë kemi qenë ,, një për krejt, e krejt për një,,

Unë Qazim Rahmani nuk kam pas qellim pozitat dhe karriken, por atë më kanë besuar dhe më kanë votuar populli im i dashur, I respketoj dhe falenderoj përjet.

Në kohën e fundit PDAK-së , ju ka ndryshuar qellimi,vizioni,koncepti politik, dhe programi i saj, dhe është krijuar një frym anti-demokratike, staliniste,komuniste dhe krejt përfitime përsonale dhe fund shumë rrezikshme për popullin tim në të ardhmen.

Në atë parti ku ekzistonë këto koncepte dhe mendime, që e domtoj popullin tim, unë e kam obligim moral , kombëtar dhe njërzor  të mos qendroj.

Unë Qazim Rrahmani i piklluar  dhe i deshpruar JAP DORËHEQJE nga PDAK-ja për arsyjet:

PDAK-ja ka ndryshuar qellimi,vizioni,koncepti politik, dhe programin e saj, dhe është krijuar një frym anti-demokratike, staliniste,komuniste dhe krejt përfitime përsonale dhe fund shumë rrezikshme për popullin tim.E që këto e ka krijuar Kryetari i saj Danush Ademi.

PDAK-së ju ka vjedhur bugjeti i partisë si me qenë kolet tij, dhe jo para të partisë, nga viti 2013 gjithmon ka pas humbje bugjetit ku askush nuk e din ku janë hargjuar,raporte falce dhe të klanizuar që votohen Pro, për të mbuluar shpenzimet përsonale ose hajnit përsonale.

Në PDAK  kohën e fundit shtypen njerzit e dijës e të penës ata që din munden me zhvilluar dhe përparuar popullin Ashkanli, Prijashtohen pa asnjë arsyje, nga Danush Ademi, vetëm që mos të rrezikohet karrikja e tij.

Në PDAK  kohën e fundit ka humbur uniteti dhe bashkëpunimi, shkelen vendimet e këshillit e kryesis për interesa përsonale dhe grupore.

Në PDAK punësohen dhe premtohen për punësim familjarët dhe rrethi i Danush Ademit, për atë nuk është me rëndësi popullata dhe njerzit që e përkrahin por interesat familjare,përsonale dhe rrethit tij.

Në PDAK inponohen gjërat dhe pa dashje, si në kohën e gjagjit ENVER, panvarishtë që domtohen shumica ose njerzit, porn ë PDAK me rëndësi janë individët.

Në PDAK janë sjellë njerz pa prevoj politike, pa ndikim në qytetar dhe të pa arsimuar vetëm që plotësohen kërkesat e Danush Ademit.

Në PDAK janë sjellë njerzë dhe kanë pozita përsona që nuk i takojnë komunitetit Ashkanli por janë të nacionaliteteve t’jera.

Dhe arsyja më e madhe që më shtyri të largohem nga PDAK-ja në venqanti janë dy arsyje kombëtare dhe reale.

Danush Ademi e pengoi bashkimin kombëtar të Ashkanlive, dhe nuk ka dhënë mundësi njerzit e dijës, penës,dhe deshirësë të të gjitha degëve për të ndryshuar Kryetarin e PDAK-së, ai veproj me një mini grup që nuk lëshon pej, për të domtuar popullin, e për të rahatuar vetën dhe rrethin e tij.

Unë Qazim Rahmani kërkoj nga gjithë Ashkanlit, nga të gjithë bashkëpunëtorët dhe Aktivistët e PDAK-së nese kanë veq pak ndjenja kombëtare dhe dojnë këtë popull mos të përkrahin INDIVIDIN por në të rreshtohen në vullnetin e popullit, me kampanjën nga sot, STOP Danush Ademit, dhe deri në zgjedhje të bashkohemi të gjithë që  të fiton dhe bashkohet  populli Ashkanli dhe jo individi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img