09,11,2025

Ben Blushi: Çmimi që po paguan Ramush Haradinaj

Must Read
Ben Blushi

Në nje status të publikuar në rrjetet sociale, me titull “çmimi që po paguan Ramush Haradinaj”, Blushi shkruan se kjo ngjarje do të ketë ndikim në Prishtinë dhe se kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Statusi i plote i Ben Blushit:

 CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë.

Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë.

Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha.

Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.

Ato duhet t’i fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi, por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë. Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img