Sipas zëvendëskryetarit Mikaila Kalicanina, 103 fshatra janë bllokuar nga bora, transmeton lajmi.net.
Kalicanin iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante për të ndihmuar pasi sipas tij situata është kritike.
Një situate emergjente u shpall edhe në komunën e Medvegjës. Bora e madhe ka bllokuar shumë fshatra përgjatë vijës administrative me Kosovën.
“Situata më e vështir është në fshatrat Maroc, Brainë dhe Gajtan i Epërm ku reshjet e borës kanë arritur në dy metra. Në fshatin Gazdarë jemi detyruar një pacient ta transportojmë në krah për në spital”, ka thënë kryetari i Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
Ai ka treguar se janë përfshirë makineri shtesë për t’i zhbllokuar rrugët duke shtuar se ka ndërhyrje edhe të forcave ushtarake./Lajmi.net/
.