27,11,2024

Hyn në fuqi ligji për skijim në Maqedoni

Must Read

Në shtigjet e skijimit që nuk janë të siguruara, për rreziqet eventuale përgjigjen personalisht skiatorët. Ky rregull është paraparë me ndryshimet e reja të Ligjit për skijim, ku mes tjerash thuhet se qendrat e skijimit në shtigjet e pa siguruara mund t’ju ofrojnë skiatorëve informacione të zakonta, siç janë koha, intensiteti i të reshurave të borës dhe sinjalizim të mirëfilltë për rrezik potencial Sipas dispozitave të ndryshuara në këtë ligj, qendra e skijimit obligohen që shtigjet për skijim t’i mirëmbajnë gjatë gjithë vitit, qoftë kohë e verës apo e dimrit. Detyrim tjetër që ky ligj i obligon këto qendra, është vendosja e sinjalizimit të qëndrueshëm, i cili nuk do të mund të dëmtohet apo hiqej në mënyrë të lehtë.

Në ndërkohë, ski qendrat, si ajo e Kodrës së Diellit, Mavrovës, Pelisterit apo Krushevës, në bazë të këtyre dispozitave të reja medoemos duhet të krijojnë shërbime të sigurimit, të formojnë sistem të kontaktit mes skiatorëve dhe qendrës, vendosja e rregullave për shfrytëzimin e ashensorëve për skijim e kështu me radhë. “Një qendër skijimi vetvetiu apo me ndonjë federatë përkatëse, duhet të sigurojnë shërbime adekuate, të cilat do të angazhohen për siguri në shtigjet e skijimit, gjegjësisht detyra e tyre do të fokusohet në dhënien e ndihmës së parë personave të lënduar apo atyre të rrezikuar.

Ky shërbim obligohet të udhëhiqet nga një kryeshef i shtigjeve, duke i pasur parasysh edhe rregullat që duhet t’i respektojnë skiatorët gjatë shfrytëzimit të shtigjeve të ndryshme”, thuhet në përshkrimin e ndryshimeve të Ligjit për skijim që kanë hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

Për të pasur një pasqyrë më reale se si zhvillohen aktivitet në këtë drejtim, gazeta Koha tentoi të kontaktojë me përgjegjësit e Qendrës së Skijimit në “Kodrën e Dielit”, megjithatë nga të njëjtit nuk morë asnjë deklaratë. Në rast të mos zbatimit ose respektimit të këtyre normave ligjore, përgjegjësit e qendrave të lartë-përmendura mund të dënohen me gjoba deri në 3 mijë euro.

Ndryshe, pjesë e këtyre ndryshimeve ligjore kanë qenë edhe të urdhëresat ndaj skiatorëve, të cilat nuk mund t’i bëjnë gjatë kohës sa ata qëndrojnë në një qendër të caktuar skijimi. Fillimisht, siç thuhet në Ligjin e ri për skijim, një skiatori i ndalohet të skijojë në shtigje të cilat paraprakisht janë shpallur si të mbyllura, gjegjësisht ky skiator që përballet me këto situatë nuk duhet të largojë, shkatërrojë apo të dëmtojë sinjalizimin e vendosur në këto shtigje.

Ngjashëm si në komunikacionin rrugor, ku shoferët ligjërisht nuk lejohet t’i ngasin automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit, ashtu edhe Ligji i ri për skijim ka paraparë që skiatorët nuk duhet të manovrojnë nëpër shtigje të skijimit nën ndikimin e alkoolit, drogës apo substancave tjera që ndikojnë negativisht në aftësitë e tyre manovruese.

Njëherit dispozitat e reja të këtij ligjit thonë se në rast të ndeshjes mes dy skiatorëve, asnjëri prej tyre nuk duhet larguar nga vendi i ngjarjes deri sa nuk i dorëzojnë të dhënat personale te shërbimi i sigurimit që angazhohen për mirëmbajtje ne rendit dhe qetësisë në shtigjet e skijimit. Përjashtim në këtë rast mund të bëhet siç thuhet në përshkrimin ligjor, vetëm atëherë kur palët janë të lënduar dhe duhet të marrin ndihmën mjekësore./Telegrafi/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img