06,05,2024

Arianit Koci ripërsëritë: Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Must Read

Koci ka thënë për lajmi.net se janë bërë kërkesat për ekstradim, por ende nuk janë dorëzuar të gjitha dokumentet.

“Serbia po i shfrytëzon në fakt po i keqpërdor të gjitha mundësitë procedurale me e prolonguar qëndrimin e Haradinaj në arrest. Është bërë kërkesa për ekstradim, por nuk janë dorëzuar të gjitha dokumentet”, ka thënë Koci për lajmi.net.

Ai ka thënë se Beogradi ka paralajmëruar se do të dërgon dokumente shtesë, me të vetmin qëllim që ta mbajnë sa më gjatë në arrest Haradinajn.

“Në të njëjtën kohe, prej Beogradit kanë paralajmëruar se do të dërgojnë dokumente shtesë. Qëllimi është i qartë: mbajtja e Haradinaj në arrest sa më gjatë”, ka thënë Koci.

Ai e ka quajtur luftë speciale ndaj Haradinajt dhe ndaj Kosovës këtë që po e bënë Serbia me lëshimin e fletarresteve.

“Lufta speciale e Serbisë ndaj Ramushit por edhe ndaj Kosovës, po vazhdon. Madje, tash është rritur intensiteti”.

Koci ka thënë se shpejt do të zgjidhet kjo çështje dhe gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

“Besoj qe shume shpejte do te zgjidhjet pozitivisht kjo çështje. Përsëris, gjasat janë zero qe Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, ka thënë Koci për lajmi.net./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img