03,07,2025

Kuvendit i kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen që të trajtohen edhe krimet serbe

Must Read
Kuvendi

Në Kralan, më 4 Prill 1999 janë ekzekutuar 86 civilë shqiptarë të moshës nga 14 deri 55 vjeçare nga ushtria dhe policia serbe. Vrasësit e tyre edhe pas 17 viteve gjenden të lirë nëpër Serbi.

Në të njëjtën kohë OJQ ‘Familja dhe Shpresa’ kërkon që Parlamenti i Kosovës të marrë vendim detyrues që ta kushtëzojë dialogun e Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të luftës dhe e deri në detyrimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë dhe dërgimin e përgjegjësve të Serbisë para drejtësisë në këtë gjykatë për të gjitha krimet e tjera të luftës gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

“ Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që edhe pas më shumë se 17 viteve askush nuk është dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krimin në Kralan dhe krimet e tjera ndaj civilëve të komunës së Klinës. Ekzekutuesit dhe përgjegjësit e tjerë nga ushtria dhe policia e Serbisë gjenden ende të lirë edhe pas këtyre shumë viteve. Kjo është skandaloze dhe e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe ata që thirren në drejtësi ndërkombëtare” tha përfaqësuesja e OJQ-së “Familja dhe Shpresa” Zana Bytyqi.

“E pakuptueshme dhe e pa pranueshme po ashtu është që Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë pranuar të miratojnë një ligj kaq selektiv i cili në formën aktuale nuk merret me krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë. Është koha që qeveritarët dhe deputetët e Kosovës, të të gjitha partive politike, të këndellen e të marrin guximin që të plotësojnë këtë ligj e të mundësojnë që edhe kriminelët e Serbisë të gjykohen në këtë gjykatë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë”, tha më tutje  Bytyqi.

kerkesa-parl-depozuar

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img