30,11,2024

Gjini: Qeveria ta kuptoj se arrestimi i Haradinajt është kundër shtetit të Kosovës (Video)

Must Read

Kështu ka deklaruar për lajmi.net, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini.

Sipas tij, këto veprime janë të Serbisë dhe kanë për qëllim ta zbehin shtetësinë e Kosovës për të shkaktuar situata të cilat e rëndojnë më shumë jetën në vend.

“Nuk e di nuk mundem të spekuloj është e padrejtë kjo që po ndodhë me Haradinajn, është diçka që po përsëritet ai ka qenë dy herë në Hagë dhe dy herë është shpall i pafajshëm”, ka thënë Gjini i pyetur se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur me edhe me politikanët tjerë që kanë fletëarreste nga Serbia.

Gjini ka theksuar se shteti i Kosovës duhet të tregoj se e kupton që këto veprime janë  kundër shtetit dhe jo vetëm kundër Haradinajt dhe Aleancës.

Sa i takon vizitës së paralajmëruar për nesër në Kosovë nga presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, Gjini ka thënë se më e pakta që mund të bëjnë autoritetet kosovare është t’i tregojnë se nuk mund të vijnë. /Lajmi.net/

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img