Ahmeti këtë fenomen e ka kritikuar pasi që thotë se detyrë e vetme e deputetit është pikërisht pjesëmarrja në seanca dhe në komisione parlamentare.
“Nuk e kuptoj pse deputeti i Kuvendit të Republikës i cili ka pagë shumë të lartë, duhet me marr edhe mëditje për paraqitje në seancë apo komision. A nuk është punë e deputetit me shku në seancë/komision? Në fakt a nuk është kjo puna e vetme që e kanë?”, ka pyetur Ahmeti.
Mediat sot kanë raportuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës planifikohet të marrin nga 297 euro, përveç pagës bazë prej 1,488 euro, për çdo pjesëmarrje në seancë të Kuvendit apo në komision parlamentar.
Kështu parasheh ligji i ri për pagat, që pritet të miratohet në Kuvend këtë vit. /Lajmi.net/
.