Me monitorimin që i ka bërë Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GSJP), planit të veprimit të kësaj marrëveshje, nuk ka arritje të implementimit në tërësi për kriteret e MSA-së, ngase sipas hulumtueses në organizatën GSJP, Albana Merja, marrëveshja për MSA është shumë komplekse.
“Nuk ka arritje për momentin… , është marrëveshja shumë komplekse dhe nuk pritet të ketë arritje kaq shpejt, por të paktën edhe ato që janë nënshkruar dhe ato që vet Qeveria i ka marrë përsipër për ti bërë brenda këtij viti nuk janë realizuar dhe kjo është e keqja më e madhe, sepse janë marrë përsipër për t’u bërë një sërë çështjesh të përshkruara në vet Qeveria dhe vet institucionet e Kosovës dhe nga këto vetëm në gjashtë mujorin e parë janë realizuar vetëm 26-27 për qind që është shumë pak. Dhe me po me të njëjtat ritme ka ecur edhe kjo pjesa e dytë e vitit që ne jemi duke e monitoruar”, citon kp të ketë thënë Merja.
Ndërsa, zëvendës ministrja e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci, nuk ishte në gjendje që të tregojë për KosovaPress për rezultatin e arritur për sa i përket kësaj marrëveshje, ngase sipas saj, është vështirë të raportohet për masa konkrete.
“Rrjedhimisht meqenëse po flasim për ndryshime të mëdha, për reforma të ligjeve që është vështirë të maten, dhe vështirë të raportohen në masa konkrete se çka realisht është realizuar dhe çka është ka del nga kjo”, tha Statovci.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha për dikaster më i komplikuar dhe sfidues mbetet infrastruktura e cilësisë, në veçanti dikasteri i metrologjisë, për shkak të natyrës shumë specifike të sektorit dhe numrit të vogël të zyrtarëve që punojnë në agjencinë e metrologjisë në raport me kërkesat e tregut dhe portfolion që mbulon agjencia, por edhe mungesës së vetëdijes së bizneseve për t’i përdorur mekanizmat e infrastrukturës së cilësisë.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se për vitin 2016 janë rreth 50 milionë euro më pak të hyra për shkak të politikave fiskale dhe të marrëveshjes së implementuar të MSA-së.
.