27,12,2024

Berisha akuzon shtetin për vetëvrasjen e 22-vjeçarit në burg

Must Read
Sali Berisha

Në një status në Facebook, Berisha i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet dhe të vendosë para ligjit zyrtarët që shtynë të riun të kryente aktin ekstrem.

22-vjeçari Estref Halili u arrestua më 23 dhjetor 2016 pasi u kap me një dozë të vogël kanabisi. Më 26 dhjetor atij iu caktua masa e sigurisë arrest me burg dhe u dërgua në burgun e Rrogozhinës.

Reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Nje vetevarje tjeter shteterore ne burgun e Rrogozhines!

Te dashur miq, mediat informojne se 22-vjeçari Estref Halili i dha fund jetes se tij ne qelite e zeza te burgut te Rrogozhines ku vetevrasjet jane bere jo te rralla.

Estrefi ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.

Estrefi u gjet sot në tualetin e burgut të Rrogozhinës i varur me xhaketë në dritare. Të riut iu dha ndihma e parë nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Estrefit, denoncoj vdekjen e tij si nje akt vetevarje te nxitur nga shteti policesk. I bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit te gjithe ata zyrtare, qe me veprimet apo mos veprimet e tyre shtyne, nxiten te riun qe t’i japi fund jetes se tij ne burgun e Rrogozhines! sb

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img