11,09,2025

Heroi i “Trepçës”

Must Read
Trepça

Minatorët e “Trepçës”, ashtu siç lëkunden themelet e regjimit të Millosheviqit, fillimisht me marshin e tyre deri në Prishtinë në nëntorin e vitit 1998, e pastaj edhe me grevën e njohur të shkurtit të vitit 1989, u bënë bashkë edhe në luftën për çlirim.

Horizontet e “Trepçës” dhe rrobat e punës së minatorit, shumë minatorë të Mitrovicës, Skenderajt, Vushtrrisë, por edhe të qendrave të tjera të Kosovës, i kishin zëvendësuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Në Drenicë, një prej minatorëve më të vjetër të “Trepçës”, spërkati tokën me gjakun e tij, për lirinë e pasardhësve të vet, për lirinë e vendit të vet.

Ai u bë hero i tokë dhe i nëntokës, me të cilin mburret jo vetëm Drenica, por edhe Shala dhe Kosova. Rininë e tij e kishte lënë në zgafellet e “Trepçës”.

Për më shumë se 25 vjet ishte përballur me rreziqe të mëdha që vinin nga thellësia e tokës, e cila në vete ngërthente shumë të panjohura.

Kushtet e rënda të punës vetëm sa e kishin kalitur edhe më shumë, i kishin dhënë forcë dhe kurajo për të nxjerrë sa më shumë xehe në minierën e Stan Tërgut.

Muharrem Misimi nga Prekazi i Skenderajt nuk është i vetmi minator që kishte kapur pushkën në dorë për ta luftuar sunduesin shekullor, ka pasur edhe shumë të tjerë që iu kanë përgjigjur kushtrimit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, por minatori i vjetër, Muharrem Misimi është i vetmi minator nga rajoni i Drenicës që pati fatin të përballet fyt-fyt me paramilitarë e policë serbë.

Natyrisht, i gjendur vetëm përballë tyre, në një prit të organizuar në një mal të Galicës, ai bie dëshmor.

Bashkëluftëtarët e tij kanë thënë se pranë trupit të tij të bërë blozë nga plumbat e armikut ishin gjetur shumë gëzhoja plumbash, të cilat Muharremi i kishte shkrepur në drejtim të ushtarëve e policëve serbë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img