11,09,2025

Rama: E kemi falur kompaninë CEZ për votën e Çekisë

Must Read
Edi Rama

I pyetur nga kryetari i komisionit Edmond  Spaho, se nëse nuk do të bëhej marrëveshja me kompaninë CEZ, qeveria Çeke nuk do të vinte veton për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë nga BE, Rama u përgjigj: “Mua personalisht nuk më është përdorur fjala veto në mënyrë të prerë, por më është lënë qartësisht të kuptohet dhe unë e kam dhënë po ashtu se unë jam për marrëveshje, por presionin bëjeni diku tjetër”.

Pra nga përgjigjja e kryeministrit, pavarësisht se ai është përpjekur ti bëjë “të fortin” qeverisë çeke, ai e ka ngrënë presionin dhe e ka nënshkruar marrëveshjen.

Por nga hetimet e bëra deri tani nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të cilat i ka dorëzuar në prokurori, kjo marrëveshje që i ka zhvatur shtetit Shqiptar plot 479 milion euro, dyshohet të mos ketë pasur si qëllim vetëm statusin e vendit, por edhe përfitime korruptive prej Gjiknurit dhe Ramës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht më 14 tetor 2015,  Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit Alma Hicka për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë ceke CEZ, e cila shmangu arbitrazhin.

KLSH ka dorëzuar dy kallëzimet në Prokurori pas auditit të kryer në ministrinë  e Energjisë dhe në Avokaturën e Shtetit nga ku ka rezultuar se me marrëveshjen e paqes, shtetit shqiptar i është shkatuar një dëm prej 479 milionë euro. KLSH sqaronte atëherë në komunikatën e gjatë se çështja kryesore në të dy këto auditime ka qenë, procedurat e ndjekura dhe negociatat që sollën zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe CEZ.

KLSH nënvizon se dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në Marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit.

Po ashtu KLSH nënvizon se dëmi duhet të jetë më i madh pasi në shifrën 479 milionë euro nuk nuk janë llogaritur kostot shtese që do duhet të përballohen nga vetë Shteti Shqiptar për rigjallërimin e sistemit energjetik dhe kthimin në parametra financiare normale të kësaj shoqërie publike.

KLSH argumenton se marrëveshja e firmosur më 23 qershor 2014 nga Grupi i Punës i kryesuar nga Ministri Gjiknuri, përmban elementët e pakti tërësisht të pabarabartë dhe jo në proporcion me pretendimet e deriatëhershme të Shtetit Shqiptar ndaj CEZ.

Shkrim apo terheqje nga dokumenti

Sipas Kotnrollit të Lartë të shtetit, auditi ka treguar se shuma prej 95 milionë euro është një dëm i parikuperueshëm, dhe për këtë mban përgjegjësi Grupi i Punës i kryesuar nga Gjiknuri, ndërsa shuma 384 milionë euro është dëm ekonomik që do të rëndojë financat e shtetit për shumë kohë, duke kërkuar një regjim të fortë kontrolli financiar.

KLSH argumenton se në mënyrë të padrejtë shoqërisë CEZ i janë njohur dhe marrë përsipër detyrime të pa dokumentuara, dhe shteti jo vetëm trashëgoi një shoqëri të falimentuar por pagoi para për të marrë përsipër humbjet dhe borxhet e trashëguara. Për më tepër, KLSH nbënvizon se Grupi i Punës nuk ka dokumentuar asgjë në lidhje me mbledhjet e zhvilluara ndërmjet anëtarëve të tij dhe CEZ, duke vënë në diskutim serioz punën dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar.

Ndërkohë për Avokatin e Shtetit KLSH analizon se jo vetëm nuk duhet te nënshkruante një marrëveshjeje tërësisht të disfavorshme por duhet të paralajmëronte dhe informonte qeverinë se përmes saj rrezikoheshin qartazi interesat e ligjshme të Shtetit Shqiptar. KLSh nënvizon se veprimet dhe mos veprimet e Grupit të Punës kanë bërë zero të gjitha pretendimet për detyrimet që CEZ i detyrohej palës shqiptare. /SYRI.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img