Ai duke i shpalosur të arriturat e kësaj ministrie në një konferencë për media ka thënë se anëtarësimi i Palestinës ka bërë që aplikimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të shtyhet, ndërkaa është shprehur se Policia e Kosovës ka qenë më e suksesshme.
Hyseni ka thënë se pret që vitin e ardhshëm në Pekin aplikacioni të vihet në votim dhe Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL-it.
“Policia e Kosovës gjatë vitit që po lëmë ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme, disa shumë komplekse por, të suksesshme. Ka goditur mbi 83 grupe kriminale duke arrestuar persona të ndryshëm. Agjencia e Kosovës për forenzikë, ka kryer 4500 forenzika. Janë finalizuar strategjitë e reja për kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta. Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste në fushën e terrorizmit. Policia po ashtu ka arrestuar 33 persona. Sa i përket sigurisë në bashkësi, MPB fokus të veçantë ka vënë mbi fushatat vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore”, tha ministri Hyseni.
.