25,11,2024

Besa sërish nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga BDI

Must Read

Nga BDI nuk japin detaje se kur do të mbahet takimi i ri, ndërsa kanë konfirmuar se ftesat do të jenë për të gjitha partitë shqiptare që fituan mandate deputetësh, përfshirë edhe Lëvizjen BESA dhe PDSH, që nuk morën pjesë në takimin e së shtunës.

Nga koalicioni “Rilindja me Besë” sërish theksuan se nuk kanë interes për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga BDI dhe se nuk duan të takohen me parti që siç thonë i shpërbejnë OBRM-PDUKM-së.

“Rilindje me BESË” nuk mund t’u përgjigjet atyre që, pasi abuzuan me pushtetin dhe vullnetin e shqiptarëve për 15 vite, duke nëpërkëmbur dhe poshtëruar shqiptarët si kurrë më keq, si dhe duke e forcuar deri në këtë masë figurën antishqiptare të Nikolla Gruevskit, i detyruan shqiptarët të votojnë edhe për parti maqedonase” thonë nga koalicioni Rilindje me Besë, njofton Tv21.

Nga PDSH nuk ka asnjë përgjigje se a do të jenë pjesë e këtij formati të takimeve të partive.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se qëllimi i këtij takimi është të hartohet dhe firmoset një memorandum i përbashkët me kërkesat politike të shqiptarëve.

“Të gjitha gjerat do të pasqyrohen në vendimin e përbashkët, sepse presim edhe forcat tjera politike që të na bashkohen për të nënshkruar një memorandum të përbashkët si shqiptar. Dhe ne nuk kemi dashur sot ta bëjmë vetëm forcat politike që jemi takuar, por kemi dashur që t’ju japim edhe një shans, edhe një hapësirë, sepse nevoja është e domosdoshme për të bërë mirë për vendin tonë, për të bërë mirë për shqiptarët”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët presin që ftesën për takimin e radhës ta pranojnë edhe Lëvizja Besa dhe PDSH.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img