27,12,2024

Hyrja e mërgimtarëve tanë në Serbi, hyrje në ferr

Must Read

Si pasojë e këtyre pritjeve dhe kohës së ftohtë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes njoftojnë se ka ndërruar jetë një i ri nga Prishtina,i cili ishte nisur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje.

Mërgimtarët  tanë me punë e qëndrim në vendet e Evropës Perëndimore çdoherë hasin në vështirësi të llojllojshme kur kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

Autoritetet e këtij vendi në asnjë mënyrë nuk po  lirohen nga ekstremizmi dhe urrejtja ndaj shqiptarëve. Ato sajojnë lloj-lloj rregullash kur është në pyetje kalimi i shqiptarëve nëpër tokën e tyre.

Shumë mërgimtarë   raportojnë se me rastin e kalimit u kërkohet aplikimi për njëfarë kartoni që dëshmon hyrje-daljen e tyre nga Serbia.
Kjo lojë e qëllimshme dhe pakuptimtë ka shkaktuar  pritje të gjata deri në 48 orë të mërgimtarëve tanë në vendkalimet kufitare dhe ka krijuar kolona kilometrike të automjeteve.

Si pasojë e këtyre pritjeve dhe kohës së ftohtë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes njoftojnë se ka ndërruar jetë një i ri nga Prishtina,i cili ishte nisur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje.
Fajin për këtë gjendje e ka edhe Qeveria e Kosovës,e cila është dashur të marrë masa preventive.

Qeveritarët tanë e dinë fare mirë që mërgimtarët e vendit të tyre me probleme të ngjashme ballafaqohen saherë që kalojnë  nëpër këtë vend, loja e të cilit me mërgatën tonë s’ka të ndalur.

Disa njerëz panjohur të vërtetën i akuzojnë mërgimtarët tanë pse ata nuk shfrytëzojnë linjat ajrore për kthim në Kosovë. Por, ata harrojnë se ka plot familje me pesë-gjashtë fëmijë mbi moshën 12 vjeçare dhe për secilin bije fjala nga Gjeneva, për një biletë kthyese duhet paguar jo më pak se  700 euro.

Veç kësaj secili bashkatdhetar ka në barrë prindër, vëlla apo motër. Andaj s’ duhet bërë kalkulime kuturu me xhep të huaj.

Kjo situatë bëhet akoma më e neveritshme dhe më padurueshme kur qeveritarët tanë në vend që të marrinë masa për zhbllokimin e kësaj gjendje luajnë rolin e udhërrëfyesit(gps-it) duke u sugjeruar nga dhomat e tyre të ngrohta bashkatdhetarëve tanë se nëpër të cilat pika doganore duhet kaluar./albinfo.ch

2/2
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img