27,12,2024

The Guardian: Heronjtë e vitit 2016 (Foto)

Must Read
France

Por, nëpër botë, ka njerëz që ia kanë dedikuar jetën ndihmës për të tjerët, ngadalë, qetë, pa u shfaqur dhe pa dëshirë për të treguar.

Heronj që s’duan merita kanë ushqyer të varfrit, mbështetur të dobëtit dhe strehuar të pashtëpitë.

The Guardian iu sjellë disa nga këta heronj të padëgjuar, njofton Klan Kosova.

Alexandre Migues

Alexandre Migues, njeriu që ndoqi duke vrapuar kamionin që la të vdekur në Nice në korrikun e këtij viti 86 persona dhe 430 të tjerë të lënduar.

Migues kishte vrapuar pas kamionit dhe kishte provuar të ngjitje në të për të ndaluar sulmuesin.

Lena Klimova

Lena Klimova, që drejton një faqe online për të mbështetur homoseksualët tinejxherë në Rusi.

Ligji anti-gej në Rusi ka bërë që shumë të rinj të mendojnë se janë “përbindësha jo normal”, dhe nuk kanë askënd për të folur me ta, thotë Lena Klimova, themeluese e “Children 404”, e cila tash e sa kohë ndiqet nga autoritet në Rusi.

Lena Klimova, founder of Children 404

Asem Hasna

Asem Hasna, njeriu që punon proteza për sirianët e lënduar.

Në vitet e para të luftës në Siri, Asem Hasna, la studimet, u kthye në vendlindjen e tij dhe fillojë të punojë për komunitetin e tij në periferi të Damaskut.

Asem, që edhe vet ka një këmbë të këputur, thotë se kjo i ka ndihmuar që ta shohë jetën nga një tjetër perspektivë. Ai tani është pjesë e organizatës “Refugee Openëare”.

Mary Stuart-Miller

Mary Stuart-Miller, guraja që ushqen mijëra persona

Miller, një grua 56 vjeçare, me shumë energji nga Britania e Madhe, ndihmon rreth 8000 persona të ushqehen dhe këtë e bënë që nga viti 2013.

Meron Estefanos

Meron Estefanos, gruaja që udhëheqë e vetme një linjë online për të ndihmuar refugjatët.

“2016 ka qenë viti më I keq për refugjatët e Eritreas, që do të thotë ka qenë viti më i keq edhe për mua”, thotë Meron Estefanos, që mbanë lindjen online nga shtëpia e saj në Suedi.

Asaj i cingëron telefoni çdo minutë dhe nga shtëpia e saj mundohet të ndihmojë refugjatë për t’u gjetur sa më mirë kur mbërrijnë në Europë dhe u ndihmon atyre me proceduar e azilit.

Meron Estefanos

Marie-Ketly Cazeau

Marie-Ketly Cazeau, gruaja që u ka shpëtuar jetën dhjetëra personave gjatë Uraganit  Matthew në Haiti.

Cazeau ishte në shtëpinë e saj kur mbi 30 persona i kishin trokitur në derën e saj për të shpëtuar nga uragani.

Ajo u kishte hapur derën dhe i kishte mbajtur aty derisa stuhia kishte kaluar.

Mes tyre ishte edhe një fëmijë dyvjeçar.

Tash pas një muaj në shtëpinë e Cazeau jetojnë pesë persona.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img