27,12,2024

Në Serbi thonë se NATO kreu gjenocid ndaj shëndetit të qytetarëve serbë

Must Read

Një neurokirurge serbe, Danica Grujiçiq, thotë se vdekshmëria nga leukemia është rritur 139 për qind që nga viti 2002 në Serbi dhe sipas saj, kjo ndodh për shkak të helmeve që gjenden në uji, ajër dhe tokën serbe, nga bombardimet e NATO-s dhe tani këto helme kanë hyrë në zinxhirin ushqimor.

“Sëmundjet malinje në Serbi janë pothuajse tre herë më të shpeshta se sa në botë”, thuhet në këtë shkrim.

Grujiçiq, shefe e Departamentit të Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike të Serbisë, thotë se për çdo ditë ka rritje të numrit të tumoreve solide që ndodhin 15-20 vjet pas bombardimeve.

Në këtë shkrim të Novostit thuhet se në Serbi në vitin 1999, bombardimet lanë dëme gjenocidale.

“Qytetarët e Serbisë për këtë nuk dinë asgjë, kryesisht për shkak se autoritetet nuk kanë folur për këtë. Data ekzistojnë dhe është e rëndësishme që qytetarët e Serbisë të dinë se si dhe çfarë lloj të dëmtimit pësuan”, thuhet në artikull.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img