28,08,2025

Një shuplakë i vjen Jakup Krasniqit edhe nga familja e Shaban Shalës

Must Read
Jakup Krasniqi

Ky është reagimi i tyre i plotë:

Sqarim për opinionin publik rreth arsyetimit të Milaim Zekës për mos qëndrim të komandantit legjendar Adem Jashari me shokë në konak të Jakup Krasniqi.

Milaim Zeka kur e “arsyeton” Jakup Krasniqin me mos mbajtjen në konak të Adem Jasharin me shokë sikur nuk është në dijeni se ai që pranoi grupin e Adem Jasharit me shokë, Shaban Shala, ka qenë po ashtu i burgosur politik dhe ka ndarë qelinë e burgut bashkë me Jakupin. Por, Milaim Zeka, për qëllime që vetëm ai i di, gjithmonë e ke anashkaluar kontributin e Shaban Shalës dhe familjes së tij në kontributin dhe sakrificën e pastër si loti Shalës për çështjen kombëtare.

Sa për dijeninë tënde, Shaban Shala ka qenë i përndjekur nga UDB -ja me shume se disa të tjerë që t’i përmend në emisionet e tua. Shaban Shala e ka pranuar në konak Adem Jasharin me shokë me shumë se një muaj, pa llogaritur pasojat personale dhe të komplet familjes. Shabani ka hapur derën me ato kushte që kishim. I kemi mbajtur dhe i kemi përcjell shendosh e mire nga konaku jonë diku mbase një muaji Legjendarin Adem Jasharin me shokë!

Por UDB-ja s’ka mundur te na ndalë. Si familje kemi qëndruar vigjilent e të gatshëm për çdo sakrificë që e ka kërkuar koha, e nuk kemi gjetur arsyetime si disa. Por, ja që sot pas 25 vitesh doli e vërteta se Jakup Krasniqi ka mbajt Legjendën Adem Jasharin hiç me shumë se 2 orë ne shtëpinë e tij. E, ne si familje sot jemi krenarë që në kohën më të vështirë i jemi gjendur dhe i kemi hapur derën dhe i kemi ofruar bukë, kripë e besë Legjendës Adem Jasharit me shokë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img