27,12,2024

Në Shkup ndotja e ajrit thyen rekorde

Must Read

Për të pasur një pasqyrë më reale se si banorët e kryeqendrës të mbrohen nga ndotja enorme e ajrit, gazeta KOHA kërkoi sqarim nga Instituti i Shëndetit Publike(ISHP). Profesori i shëndetësisë ekologjike, njëherësh edhe këshilltar në ISHP, Dragan Gjorgjev, thotë për KOHA se ekzistojnë dy lloje të masave që qytetarët duhet t’i zbatojnë nëse dëshirojnë ajër më të pastër në vendet ku jetojnë.

Fillimisht, ai shton, se këto masa kanë të bëjnë më mbrojtjen personale të shëndetit të vetë qytetarit dhe nga ana tjetër kontribut i tyre për mos rritjen e ndotjes së ajrit. “Kur flasim për ndotjen e ajrit, propozimi jonë është qw qytetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë veturat e tyre individualisht, por ato të përdoren në mënyra kolektive, respektivisht lëvizja me automjet të bëhet me familje, shoqëri apo fqinjë. Qëllimi i kësaj mase është reduktimi i automjeteve nëpër qytetet, gjegjësisht zbatimi i disa normave evropiane, ku thuhet në një largësi prej pesë kilometrash nuk duhet të shfrytëzohen veturat personale”, tha profesori Gjorgjev.

Në kohën kur pjesa dërmuese e banorëve të Shkupit ballafaqohen me një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit siç është situata momentale, ai thotë se nuk kanë ndonjë rekomandim të posaçëm se si këta qytetar të mbrojnë shëndetin e tyre, përpos disa propozimeve që përfshin ajrosjen e ambienteve të mbyllura brenda ditës, por me periudha të shkurta, pastaj mos pirja e duhanit në hapësira të mbyllura, mos dalja pa nevojë jashtë shtëpive, për shkak se niveli i ndotjes është tejet i lartë. Zgjidhja përfundimtare këtij problemi, siç thonë nga ISHP, duhet të iniciohet nga vetë qytetarët, të cilët përmes presionit dhe kërkesave të tyre, të ndikojnë që pushtetit t’i ndërmerr masat e duhura apo aksionet në nivel lokal dhe qendror, duke filluar nga reduktimi maksimal i lëvizjes së veturave në kryeqendër, mirëmbajtja higjienike e rrugëve të cilët janë të mbushura me pluhur, pastaj vendet ku ndërtohet nga vetë investitorët duhet të pastrohet dhe freskohen.

Ndryshe, këshilltari Gjorgjev, potencon se problemi kryesor që autoritet e vendit duhet ta zgjidhin është rreth ngrohjes së amvisërive, institucioneve dhe hapësirave tjera në vend. Lidhur me këtë çështje ai nënvizon se institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin aksione që shfrytëzimi i drunjtëve për ngrohje nga ana e qytetarëve të shfrytëzohet në mënyrë më racionale, për shkak se pjesa dërmuese ndotjes vjen nga këta faktorë.

Nga ana tjetër, debati për ndotjen e ajrit në Shkup, në nivel lokal ka ngjallur reagimet e këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit, të cilët kanë kërkuar urgjentisht të sillet vendimit për transport falas të qytetarëve të Shkupit, ndërprerja e menjëhershme e aktiviteteve ndërtimore në territorit e kryeqytetit, lirimi i më hershëm i fëmijëve në pushim dimëror e kështu me radhë. Përderisa drejtuesit e Qytetit të Shkupit, kanë bërë të ditur se për vitin 2017, qytetit ka paraparë harxhimin e 4 milion eurove, mjete këto që do të përdorën për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në territorin e Shkupit.

Pjesa dërmuese e këtyre mjeteve të ndara, siç njoftuan këta të fundit, gjegjësisht rreth 2.5 milion euro do të dedikohen për financim dhe mbështetje të organizuar të transportit publik, për nxënësit, studentët, personat e moshuar dhe ato me nevoja të veçanta.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img