27,12,2024

1200 njerëz vdesin në vit për shkak të ajrit të ndotur (Video)

Must Read

“Ndotja e ajrit në rreth 25% të rasteve është shkak për infarktet dhe goditjet e trurit”, u shpreh Dr. Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga Instituti i Kimisë thonë se në ajër ka edhe substanca të rrezikshme kimike gjatë tërë vitit. Kjo është më e theksuar në Shkup, por gjatë dimrit, ky problem rritet. Ekspertët shpjegojnë se grimcat në ajër përmbajnë thëngjill dhe helme të cilat gjatë frymëmarrjes, përmes mushkërive shkojnë në lukth, ndërsa pastaj nëpërmjet gjakut përhapen nëpër tërë organizmin.

“Kur flasim për prezencën e grimcave të forta nw ajër më të vogla se 10 mikrometra, rreziku prej tyre nuk është vetëm prezenca e tyre dhe futja e grimcave të forta brenda organizmit gjatë frymëmarrjes. Rreziku është se në ajër kemi edhe shumë substanca toksike kimike, si dhe biologjike, të cilat i fusim në organizmin tonë”, deklaroi Trajte Stafilov nga Instituti i Kimisë.

Mjekët thonë se spitalet janë plot me pacientë të cilët kanë pasoja nga ndotja e ajrit, që me kombinimin e viruseve e rrisin nivelin e vdekshmërisë te të sëmurët kronikë. Maqedonia është në vendin e pestë me shkallë më të madhe të vdekshmërisë në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit. Ekspertët thonë se situata mund të ndryshohet vetëm me zbatimin e masave afatgjata dhe afatshkurtra të cilat do të respektohen dhe zbatohen më seriozisht si nga institucionet, ashtu edhe nga vet qytetarët.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img