Vetëvendosje është treguar shumë kontroverse në lidhje me organizimet festive të fundvitit. Deputetët e saj, fillimisht kanë marr pjesë në incizimet e programit festiv të RTV Dukagjini, por më pas janë detyruar të anulojnë pjesëmarrjen pas një vendimi të partisë që të mos marr pjesë në asnjë program për festën e Vitit të Ri për shkak të vdekjes së aktivistit të tyre Astrit Dehari, transmeton lajmi.net.
Kështu ka bërë të ditur Arben Ahmeti nga RTV Dukagjini, i cili e ka quajtur hipokrizi këtë vendim të VV-së. Ahmeti po konsideron se vendimi do të mund të pranohej, nëse nuk do të ishte hipokrizia e sotme partisë së Visar Ymerit.
“Sonte VV ka ftuar gazetaret ne nje ndeje qe aktivistet po e bejne ne njerin nga pubet e kryeqytetit. A e dini se cfare hipokrizie eshte kjo? I bjen qe keta merziten per Astritin vetem para kamerave”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Reagimi i tij i plotë:
Levizja Vetevendosje para disa ditesh kane marr vendim qe per shkak te vdekjes se Astrit Deharit te mos marrin pjese ne asnje program per festen e vitit te ri.
Njoftimin ma dhane pasi qe disa deputete te kesaj partie e kishin konfirmuar pjesemarrjen ne njerin nga emisionet qe do t`i shihni ne netet festive.
Vendimi edhe mund te pranohet sikur te mos ishte hipokrizia e sontme.
Sonte VV ka ftuar gazetaret ne nje ndeje qe aktivistet po e bejne ne njerin nga pubet e kryeqytetit.
A e dini se cfare hipokrizie eshte kjo? I bjen qe keta merziten per Astritin vetem para kamerave. Kjo i bjen qe derisa rrin mrrolshem para kamerave, prapa tyre edhe nese e dridh belin nuk merret vesh. #Hipokrizi #AstritPoRrejne #DrejtesiPerAstritin (Per juve qe mundet me ju shku mendja qe e kam prej xhelozie? Po, kam pas ftese
.