27,12,2024

BE hesht për murin në veri (Video)

Must Read
Muri Mitrovice

Ata e cilësuan ndërtimin e tij si një veprim të paligjshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Për më të tepër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ngritja e një muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Ajo deklaroi se Qeveria e Kosovës do të veprojë për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave që janë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe standardet e BE-së për lëvizjen e lirë.

Megjithatë ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Bashkimi Evropian në lidhje me ndërtimin e këtij muri.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq iu ka shmangur pyetjeve kur është pyetur se a ka qenë ndonjëherë muri pjesë e dialogut në Bruksel dhe cili është roli i Bashkimit Evropian në këtë rast.

Ajo është pyetur edhe për protestat e sotme kundër murit si dhe me provokimet që po i bënë Serbia Kosovës. Kocijanqiq nuk është përgjigjur as në lidhje me atë se a do të ndërhyjë BE në këtë proces , pasi që është ndërmjetësues i dialogut./Tribuna Channel/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img