20,11,2025

Hulumtimi: 86 për qind të të anketuarve nuk kanë dhënë ryshfet të kryer punë në doganë

Must Read

Hulumtimi është bërë përmes anketave ku janë anketuar 200 respondentë të cilët kanë qenë klientë të Doganave të Kosovës.

86 për qind të këtyre të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë dhënë ryshfet për kryerjen e punëve në këtë institucion.

Zëvendës përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo ka thënë se gjatë këtij raporti është arritur të kuptohet se publiku percepton që ka korrupsion në Dogana.

Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganave të Kosovës, Fahri Gashi, tha se gjatë vitit 2016 institucioni që ai e drejton ka pranuar një numër të raportimeve për shkelje të ndryshme të procedurave doganore për çka tha se janë ngritur edhe kallëzime penale.

Kurse, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, tha se ky është raporti i parë i besueshëm i cili del direkt nga puna e Doganave.

Ai shtoi se mision i qeverisë dhe ministrisë që ai e përfaqëson është luftimi i korrupsionit dhe dukurive tjera negative, gjithashtu ai tha se të gjitha institucionet e vendit po punojnë në këtë drejtim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img