06,08,2025

Filloi punimet Forumi për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane

Must Read

 Abu Dhabi, 18 dhjetor 2016. Sot në Abu Dhabi, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, filloi punimet Forumi për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane.

Në këtë forum po marrin pjesë ministra, myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe zyrtarë të shumë shteteve nga mbarë bota. Në këtë forum po merr pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava.

img_4459-121040957

Forumi gjatë dy ditëve në vijim do të diskutojë për tematiken e konceptit të shtetit islam, me fokus të veçantë për promovimin e paqes në të gjitha shoqëritë në botë, e në veçanti në shoqëritë islame. Gjithashtu aty do të diskutohet edhe mbi problematikën e radikalizmit fetar dhe terrorizmit, që padrejtësisht po cilësohet si terrorizëm islam, edhe pse vuajtjet më të mëdha nga ky terrorizëm po i vuan bota islame.

Në hapjen e forumit që po organizohet nën kujdesin e ministrit të Punëve të Jashtme të EBA-së, Abdullah bin Zajed, folën ministri i Kulturës i EBA-së, Nahjan Al Nahjan, i cili në fjalën e tij përshëndetëse gjithë pjesëmarrësve u dëshiroi mirëseardhje në këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe shumë të nevojshme për mbarë botën. Ai përcolli edhe mesazhin e emirit të EBA-së, Sheikh Halifa bin Zajed, duke theksuar se EBA-të janë një nga shtetet për të cilin paqja te të gjithë është dhe konsiderohet parim me të cilin nuk ka kompromis. Ai gjithashtu u dëshiroi suksese në punimet e forumit gjithë pjesëmarrësve.

img_4461-121040961

Në hapjen e forumit foli edhe dijetari i mirënjohur islam, njëherazi iniciatori i këtij forumi, Abdullah bin Beja, i cili me fjalën e tij informoi të pranishmit për punën e forumit, nga i cili po do të dalin konkluzione dhe porosi që do t’i përqafojë edhe organizata e OKB-së.

Para të pranishmëve foli edhe sekretari Gjeneral i RABITAS, Dr. Abdulkerim el Isa, i cili konfirmoni përkrahjen e RABITAS për këtë forum dhe për vendimet që dalin nga ky forum.

Në hapjeimg_4452-121040943 folën edhe ministrat e Çështjeve Fetare të Egjiptit, Mauritanisë, Abu Dhabit dhe Sudanit. Pas përfundimit të punëve aty, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava zhvilloi disa takime me personalitete të ndryshme nga shtete të ndryshme të botës islame. Këto takime u shfrytëzuan me theks të veçantë për të shtruar kërkesën për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë.

 

Myftiu Tërnava gjithashtu takoi edhe delegacione e ministra, myftinjtë nga Sudani, Mauritania, Malajzia, Kuvajti, EBA-të, Arabi Saudite, Egjipti, Algjeria, Maroku, Kroacia, Bahrejni, Amerika, Indonezia, Singapori etj./Rexhep  Suma

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img