28,11,2024

Ligji për Vettingun: Kushtetuesja mblidhet të hënën, caktohet data e vendimit

Must Read

Anëtarë të trupës gjyqësore thanë për Top Channel se pas mbërritjes së opinionit të Venecias, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë mbledhje për t’u shprehur se kur do të jenë gati për të dhënë një vendim përfundimtar për Vettingun.

Burimet shtojnë se opinioni i Venecias i është përcjellë personit të kontaktit në rrugë elekronike pasditen e së premtes.

Ky material më pas është protokolluar dhe është përkthyer në rrugë zyrtare, ndërkohë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese thuhet se janë njohur më herët me qëndrimin e Venecias në një version paraprak të përkthyer.

Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike menjëherë sapo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pohoi se materiali ishte kërkuar zyrtarisht dhe se pas disa komunikimeve ishte marrë një përgjigje se kishte një probleme teknik.

Aktualisht ligji i Vettingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri sa të ketë një vendim përfundimtar, ndërkohë që në opinionin e Komisionit të Venecias, dispozitat e këtij ligji nuk shfaqin probleme dhe nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, shkruan Top Channel.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img