26,12,2024

Haliti: Para kryeministrit Mustafa kam propozuar të matet territori

Must Read
Xhavit Haliti, foto arkiv

 

Por Haliti thotë se një propozim të tillë e ka dhënë para shumë kohësh, por që ky propozim asnjëherë nuk është realizuar.

“Unë kam propozuar matjen e territorit prej fillimit në kohën kur ishte kundërshtuar versioni aktual. Është mirë të matet territori të shohim a kemi humbur ose jo. Mali i Zi po thotë se ka shtuar territor dhe Kosova ka shtuar territor, sipas raportimeve të Komisionit shtetëror. Për t’i hequr dilemat është mirë të bëhet matja dhe të shohim si është situata. Sa tokë ka Kosova para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacioni”, ka thënë Haliti për ‘Indeksonline’.

I pyetur se pse nuk është përfillur ky propozim i tij nga ana e institucioneve të Kosovës, Haliti thotë se këtë ide e ka dhënë në media dhe se nuk është se e ka dërguar në ndonjë institucion si propozim zyrtar.

“Propozimi i kryeministrit është i qëlluar dhe do të duhej të bëhej, nëse ka mundësi të matet territori. Sipas asaj qe ma kanë informuar specialistet ekzistojnë mundësitë qe shumë shpejt dhe shumë lehtë përmes sateliteve dhe një qendre qe do të vendosej në Kosovë të matej territori”, ka shtuar Haliti.

Ditë më parë zëdhënësi i qeverisë, Faton Abdullahu ka thënë për mediat se shumë shpejt kryeministri do t’u dërgoj ftesa partie opozitare por edhe shoqërie civile qe t’i caktojnë ekspertet për të matur territorin.

E në anën tjetër, partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë propozim duke e cilësuar të papranueshëm. Opozitarët po kërkojnë shkarkimin e komisionit shtetëror, i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, dhe kthimin e marrëveshjes në pikën zero.

Për këtë ide Mustafa është kundërshtuar edhe nga disa deputetët e LDK-së të cilët nuk e pranojnë versionin aktual të demarkacionit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img