28,08,2025

Zekiri: Ta votojmë Zaevin, Ali Ahmeti s’është më shqiptar se unë

Must Read
Muhamed Zekiri

Ish-gazetari Muhamed Zekiri është i bindur se shqiptarët në Maqedoni do të mundë t’i realizojnë kërkesat e tyre nëse bashkëkombasit e tij të dielën (sot) do ta votojnë për Partinë e kryeopozitarit Zoran Zaev, e jo për partitë politike shqiptare.

Ai madje nuk e sheh as si disavantazh faktin që po ua kërkon votat e shqiptarëve për një subjekt politik maqedonas, i cili sa ishte në pushtet dërgonte forcat policore dhe ushtarake të luftonin kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

“Edhe përfaqësuesit e UÇK-së që luftonin kundër atij pushteti, tashmë janë bashkë me ata që e kanë luftuar UÇK-në”, shprehet Zekiri gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Zekiri thotë se është njëri nga tre shqiptarët që garojnë në zgjedhje me LSDM-në e Zaev, por ky subjekt politik, sipas tij, garanton barazi për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Ai tregon se janë mbi 10 mijë shqiptarë në Maqedoni që tashmë i kanë marrë librezat e LSDM-së.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img