15,11,2025

Arsim Bajrami: S’kam ndërmend të jap dorëheqje për shkak të PISA-s

Must Read
Arsim Bajrami

Ai ka thënë se këto rezultate jo të mira duhet të shërbejnë si moment i vetëdijësimit kombëtar për ta bërë cilësinë e arsimit prioritet kryesor në vend.

Ministri Bajrami ka thënë për Epokën e Re se ai nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje si shkak i vlerësimit të PISA-s, pasi, sipas tij, vetë e ka kërkuar këtë vlerësim ndërkombëtar, duke u shprehur i bindur se puna e tij do të reflektohet në vlerësimin e radhës të PISA-s, në vitin 2018.

Duke folur rreth kërkesës për dorëheqjen e tij, Bajrami ka thënë se në këtë situatë nuk ndien asnjë përgjegjësi subjektive apo objektive.

“Unë po dëgjoj deklarata edhe të kolegëve të mi, për të cilët kam shumë respekt por atyre u kisha sugjeruar që, në vend të deklaratave, të japin ide sesi të veprojmë dhe ta përmirësojmë gjendjen në arsim”, ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img