27,12,2024

AKP Shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit

Must Read

Për 53 Asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 216 oferta, dhe vlera e  tërësishme e ofertave më të larta ishte 5.840.724 €uro, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: ëëë.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë, transmeton lajmi.net.

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora  12:00.

Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve në sallë, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari njoftoi se tanimë nuk do ofrohet për shitje apo privatizim asnjë aset i uzurpuar. “Pra, kjo nënkupton që asnjë kontratë nuk lidhet me blerësit pa u liruar aseti parprakisht nga uzurpimi”, theksoi ai.

Gjithashtu drejtori menaxhues i AKP-së, z.Hajdari tha se vitin e ardhshëm do të dinamizohet procesi i privatizimit të aseteve të NSh-ve.

“Dëshiroj ta ndaj një lajm të mirë me të gjithë ju që dëshironi të investoni në privatizimin në Kosovë, gjegjësisht në asetet e ndërmarrjeve shoqërore. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marr përkushtim që ta rrisë dinamikën e privatizimit, duke planifikuar që në vitin e ardhshëm 2017 të ofroj nga një shitje gati për çdo muaj”, nënvizoi z.Hajdari.

Agjencia për shpalljen e tenderit të ardhshëm do ta njoftoj me kohë opinionin publik.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat-blerësit, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Bashkangjitur (në atach) gjeni tabelën me ofertat e pranuara dhe çmimet e ofruara për secilin aset të tenderuar në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr.27. /Lajmi.net/

1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2

 

 

 

 

 

 

 

 

fsff

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img