Në bazë të rezultateve Petrit Vasili është zgjedhur zëvendëskryetar i LSI-së, ndërsa Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj zgjidhen në postin e nënkryetarëve.
Endrit Braimllari u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
Më konkretisht Endrit Braimllari mori 1513 vota, përballë kandidatit tjetër Dritan Ylli.
Nënkryetar i ri i LSI-së Luan Rama mori 2029 vota.
Ndërsa për postin e zëvendëskryetarit Petrit Vasili mori 2089 vota.
Në garën mes Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka, nënkryetare u zgjodh Mehmetaj me 1499 vota, përballë 787 votave për Silva Cakën.
.