27,11,2024

Edi Rama nuk është i kënaqur me veten, ja pse

Must Read
Edi Rama

“Në vitin 2017 ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme edhe për njerëzit e pasiguruar deri tani, nga pamundësia apo varfëria, nuk do t’i shpenzojnë më këto para për ilaçe”, tha Kryeministri.

Edi Rama shtoi se rritja e ekonomisë do të vazhdojë. “Sot kemi një ekonomi që të këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5 % dhe do të vazhdojë të rritet”, u shpreh Rama.

“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Një ndër treguesit kuptimplotë të kësaj arritje është spostimi i 100 milionë dollarëve nga arka e shtetit në arkën e familjeve të punonjësve të këtij shteti dhe të pensionistëve. Rritja më e lartë e rrogave dhe e pensioneve në një buxhet të vetëm përgjatë të gjithë harkut të këtyre 25 vjetëve”, tha Kryeministri.

Rama tha se janë shlyer 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. Veç kësaj, ai theksoi se do të thellohen reformat në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin një shërbim më të mirë dhe pa kosto.

Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme, pas përpjekjesh të mëdha dhe mundimesh jot ë vogla. Një ndër treguesit më kuptimplotë të kësaj arritje është spostimi i 100 mln dollarë nga arka e shtetit në arkën e familjeve të punonjësve të këtij shteti dhe të pensionisteve. Rritja më e lartë e rrogave dhe pensioneve në një buxhet të vetëm përgjatë harkut të 25 vjetëve.

Në 8 vjet të qeverisjes së vjetër u spostuan nga arka e shtetit në arkën e familjeve përmes rritjes së rrogave dhe pensioneve vetëm 124 mln dollarë, ndërsa me këtë buxhet ne spostojmë në një vit 100 mln dollarë. Ndërkohë përmes uljes së taksës mbi rrogën qoftë në publik qoftë në privat kemi spostuar 440 mln dollarë në 4 vjet shtuar edhe 40 mln dollarë në këto 4 vjet rritje të rrogave për policinë janë afër gjysme mld dollarë që nga duart e shtetit kalojnë tek qytetarët në harkun e këtij mandate. Ne na është dashur të shlyejmë një mal, 720 mln dollarë borxhe të fshehur që i gjetëm mbi tavolinë sapo morën detyrën”, tha Rama.

“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnje menyre të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithe ju dhe ju lutem ta besoni kete. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img