26,12,2024

Ajri i ndotur në Shkup, qytetarët paralajmërojnë protesta

Must Read

“Çdo vit kanë përgjigjen e njëjtë, se do duhet të kontrollojnë kush është ndotësi më i madh dhe do duhet të ndërmarrin masa, por çdo vit është më keq. Raportet e Bankës botërore dhe institucioneve tjera relevante, tregojnë se në Maqedoni në ditë vdesin nga 4 persona nga ajri i ndotur dhe se çdo e dyta foshnje ka probleme me frymëmarrjen”, tha Plazhe Josifovski, OJQ “Eja Maqedoni”.

Pulomologët thonë se të janë shumë të dëmshme grimcat PM 2.5 që gjenden në ajër këtyre ditëve. Ato janë më të vogla se grimcat PM 10 dhe i sulmojnë qelizat e organizmit, ndërsa thithja e gjatë e tyre mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.

“Ato futen shumë thellë në trup, përveç në mushkëri, ato e kalojnë edhe atë barrierë, prandaj vihet theks i veçantë në këto grimca që për fat të keq kohëve të fundit kanë përqendrim më të shpeshtë dhe ndikojnë keq në shëndet në afat më të gjatë në paraqitjen e sëmundjeve kronike si dhe në paraqitjen e sëmundjeve malinje”, deklaroi Marjan Balovski, pulmolog në SPQ “8 Shtatori”.

Në komunën Qendër dhe Karposh vendet e vetme ku bëhet matja e prezencës së grimcave PM 2.5, sot indeksi ka treguar ndotje të lartë të ajrit./Alsat/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img