24,11,2024

KQZ votoi ndarjen e mandateve për zgjedhjet e ardhshme

Must Read
kqz

Caktimi i mandateve për qarqet e vendit ishte përcaktuar ditën e mërkurë, por u shty me kërkesë të Partisë Demokratike, që kërkoi më shumë kohë që të njihej me materialet e marra nga Zyrat e Gjendjes Civile.

Shtyrja e vendimit u shoqërua jo pa debate. Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso kritikoi gjendjen civile për të dhënat.

“Gjendja civile me të njëjtën shpejtësi për këto të dhëna që i solli KQZ, do lavdërohej në qoftë se ky material do ishte sjellë këtu 2 javë më parë. Opozita duhej të informohej për këtë material. Sjellja e gjendjes civile s’ka asgjë për tu lavdëruar. Ajo ka mbyllur sytë në zgjedhjet e fundit në shkelje flagrante për manipulimin e të dhënave, si në Durrës dhe Kavajë. Vendimarrja e sotme mund të influencojë në rezultatin e zgjedhejve të 2017”, ka thënë Kaso.

Por përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj ka kundërshtuar kolegun e tij, duke u shprehur se opozitës i është dorëzuar materiali dhe e mërkura është afati i fundit.

“Harruat Kukësin para shumë vitesh. Institucionet në atë kohë s’e merrnin mundimin të na jepnit të dhëna. Informacioni sot është i plotë dhe i saktë. Ndarja e mandateve s’ka nevojë për shkencë apo politikë, është thjeshtë aritmetikë. Sot është dita e fundit për të vendosur”, tha Gjonçaj.

Edhe anëtari i djathtë i KQZ-së, Hysen Osmanaj është shprehur për shtyrje të caktimit të mandateve, duke u shprehur se lëvizjet në qarqe dhe brenda bashkive janë të mëdha dhe për këtë duhet t’u jepet kohë e plotë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img