24,11,2024

Gjuetia e llojeve të rralla të faunës e ndaluar dhe e dënueshme me ligj

Must Read
ilustrim

Raportimet  nga disa organizata joqeveritare dhe nga individë të ndryshëm, përmes fotove e videove të shpërndara në rrjetet sociale dhe nëpër portale, ku vërehen gjuetia e kafshëve të egra dhe llojeve tjera të faunës kryesisht në rajonin e Dragashit, janë shumë shqetësuese.

“Gjatë javës, me qëllim të mbrojtjes së kafshëve të egra nga gjuetia ilegale, DAPK “Sharri” i ka mbajtur takimet me udhëheqësit e Shoqatave të gjahtarëve në Prizren dhe Dragash, të cilit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në parandalimin e gjuetisë ilegale. Në takime është kërkuar ndërgjegjësimi më i madh i gjahtarëve në respektimin e dispozitave ligjore dhe përkujdesjen ndaj kafshëve të egra”, thuhet në reagim e AMMK-së.

Tutje,  aty thuhet se gjatë kësaj jave në afërsi të fshatit Bresanë (komuna e Dragashit), që gjendet jashtë territorit të PK “Sharri”, nga gjahtarët e kësaj komune janë vrarë dy ujqër.

“Ekipet e DAPK Sharri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që gjuetia e këtyre dy ujqve (foto që qarkullonte në internet) ka ndodhur në një distancë mjaft të largët nga territori i Parkut Kombëtar “Sharri”. AMMK rikujton se gjuetia e llojeve të rralla të gjitarëve ku bën pjesë edhe dhia e egër (Rupicapra rupicapra), pa marrë parasysh vendin ku ndodh ajo, është e ndaluar me ligj dhe është e dënueshme”, thuhet ndër të tjera.

Për sqarim dhe informim të drejtë të opinionit, bëjmë me dije që gjuetia është e ndaluar në tërë territorin e Parkut Kombëtar. Gjithashtu, gjuetia është e ndaluar edhe në hapësirat tjera jashtë Parqeve Kombëtare përpos në vend gjahishtet e përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këtë rast AMMK, kërkon nga Inspektorët e Gjuetisë të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, Inspektorati Mjedisor i MMPH, Federata e Gjuetarëve të Kosovës dhe Shoqatat tjera të Gjuetarëve, që të mbajnë në kontroll gjuetinë dhe të respektojnë legjislacionin që mbron llojet e rralla të  faunës.

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img