Sipas tij për një gjyqësor më te mirë, duhet angazhim i madh dhe serioz i të gjithë njerëzve brenda sistemit të drejtësisë, por edhe shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Ai gjatë fjalimi të tij në Konferenca e Gjashtë Gjyqësore të Republikës së Kosovës tha se reformat e nisura duhet të vazhdojnë, transmeton lajmi.net.
“Shpreh shqetësim për gjendjen, dhe kërkoj nga gjithë ju të reflektojmë, si shoqëri, si shtet, pa i hedhur fajin institucioneve individualisht, pasi që me jashtë, por edhe në sytë e qytetarëve tanë ne përceptohemi si një tërësi”.
“Kjo tërësi duhet të vendos për drejtimin që do merr, kjo tërësi duhet të filloj me zbatimin e mekanizmave të kontrollit dhe të balancit të pushteteve; për nevojën e përmbushjes së objektivave që garantojnë rend, ligj, siguri dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim, deri te dhënia e përgjegjësisë për çdo veprim apo mosveprim, në kryerje të funksioneve zyrtare, pa marre parasysh se kush dhe cilin institucion përfaqëson”,tha Hasani./ lajmi.net
.