21,12,2024

Gashi: Ka lobim për Kosovën, por i pamjaftueshëm

Must Read
Ibrahim Gashi

Në një intervistë në emisionin Ora e Fundit , Gashi dha edhe arsyen për mungesën e lotimit për njohjen e shtetit që në shkurt do festojë 9-të vjetorin e pavarësisë.

“Kemi këtë numër që e kemi, kemi 113 shtete që e njohin Kosovën dhe nuk mund të kemi pritje edhe shumë të mëdha. Ka lobim, por asnjëherë nuk është i mjaftueshëm. Është veprim i kushtueshëm dhe Kosova nuk ka shumë kapacitete. I kemi të kufizuara shërbimet konsullore”, ka deklaruar Gashi.

Ndër të tjerash, ai tha se njohja e Kosovës nga shtetet e tjera, është tepër e rëndësishme për vendin, që rrugën e pavarësisë nuk e ka pasur të thjeshtë.

“Procesi i njohjeve është proces shume kompleks, por për Kosovën është jetik. Kosova pavarësinë e ka pasur përmes një rruge të tërthortë, dhe afirmimi për shtetin e Kosovës duhet të shkojë përmes njohjeve bilaterale”.

“Sa po afirmohet Kosova, matja bëhet përmes njohjeve që kemi marrë si shtet”.

Njohjen e shtetit të Singaporit për Kosovën, ai e ka cilësuar si tejet me vlerë për shkak se siç thotë Gashi, Singapori është një vend i fuqishëm ekonomikisht.

“Singapori ka një rëndësi të veçantë, sepse bëhet fjalë për një vend me një rëndësi të veçantë ekonomike. Është shtet që është një ndër qendrat financiare në botë, dhe të na njohë Singapori është tejet e rëndësishme”.

Përveç se që ka folur për njohjet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai ka thënë se Partia Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet në Drenas, duke thënë se PDK-ja po e rikonfirmon fuqinë që ka në regjionin e Drenicës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img