06,05,2024

Tiranë, ndalohen 3 persona me automjet të blinduar (Foto)

Must Read

Pak para mesnatës, rreth orë 23 e 30, forcat Shqiponja dhe ato Operacionale ndaluan mjetin tip “Toyota” në zonën e Vorës, pasi 3 personat në bord nuk iu bindën punonjësve të policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip fuoristradë uniformat blu gjetën një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një jelek antiplumb që ishin fshehur në pjesën e bagazhit.

Po ashtu, në njerën prej çantave të personave të ndaluar policia gjeti edhe 10 mijë euro të cilat u sekustruan në cilësinë e provës materiale.

ce

Në pranga u vu 20 vjeçari Xhoni Asllanaj, i dënuar më parë për vjedhje; ndërsa ndaj Albert Kovaçit, i njohur edhe me mbiemrin Xhabafti; dhe Julian Dacit ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Policia ka nisur hetimet mbi këtë rast për të zbardhur qëllimin se përse këta persona lëviznin me automjet të blinduar dhe mbanin armë dhe jelek antipumb.

Hetimet do të fokusohen edhe tek sasia e 10 mijë eurove të sekuestruara për të zbuluar prejardhjen e tyre.

reee

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img