12,11,2025

Thaçi: Presim liberalizimin dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE

Must Read

Ai ka theksuar se “Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE”, transmeton lajmi.net

Ja njoftimi i plotë i Thaçit :

” Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.

Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull. HTH”

/Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img