31,07,2025

Franca kërkon takim të KS-së për Alepon

Must Read

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, e bëri kërkesën pas intensifikimit të luftimeve në zonë dhe, siç tha, rritjes së katastrofës humanitare.

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, tha sot në Bejrut se mbi 16,000 civilë janë zhvendosur nga luftimet në ditët e fundit.

Forcat qeveritare të Sirisë kanë rikthyer kontrollin e disa qarqeve të rëndësishme në lindje të Alepos.

Alepo, prejse ka filluar lufta më 2011, ka qenë bastioni më i fuqishëm i opozitës që kundërshton regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rikthimi i kontrollit mbi qytetin do të ishte fitore e madhe për qeverinë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Ferizajt aprovon propozim-vendimi për subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik

Ferizaj 31.07.2025 Të enjten u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e udhëhequr...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img