29,12,2024

Vdekja e Castros, mundësi për ndryshim në Kubë

Must Read

Festohet në rrugët e Havanës së Vogël. Kubano-amerikanët shpresojnë se vdekja e një njeriu mund t’i japë fund dekadash të tëra shkeljesh të të drejtave të njeriut.

“Një diktator i keq që e mbajti Kubën nën shtypje për gati gjashtë dekada nuk është më me ne. Kjo do t’i japë një mundësi popullit kuban të fillojë rrugëtimin drejt lirisë dhe demokracisë”, thotë Sanches

Nën regjimin Castro, tre brezave të popullit të Kubës u mungonin pothuajse të gjitha liritë themelore civile dhe politike. Mijëra disidentë u ndëshkuan dhe u burgosën.

As me rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në në vitin 2014 nuk u lehtësuan kufizimet ndaj lirisë. Interneti vazhdon të censurohen rëndë dhe madje janë shtuar ndalimet e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Tashmë do të jetë në dorë të Raul Castros, i cili mori gradualisht kontrollin e ishullit komunist, për të vendosur nëse vdekja e të vëllait do të shënojë edhe fundin e një epoke.

“Ai duhet të ndryshojë përqasje dhe ta lejojë vendin të jetë më i hapur.”, thotë profesor Guadalupe Correa i universitetit të Teksasit

Kështu shpresojnë edhe shumë ligjvënës amerikanë që shkruajnë në Twitter pak orë pas vdekjes së Castros, raporton Voa.

“Kjo ofron një mundësi, në veçanti për kampionët e lirisë në Kubë, për udhëheqësit e opozitës që kanë rrezikuar jetën, sigurinë dhe mirëqenien e tyre në betejën për një vend më të mirë. Tani ata do të fuqizohen”, thotë ligjvënësi Carlos Curbelo.

Por, ndryshimi pas vdekjes së Castros mund të ketë një kosto të lartë.

“Duke qenë se ruajtja e pushtetit është thelbësore për elitën politike të Kubës, mendoj se represioni politik do të vazhdojë, të paktën për periudhën afatshkurtër” thotë analisti Brian Fonseca i universitetit të Floridës.

Edhe në rrugët e Havanës së Vogël, ekziston vetëdija se fundi i një epoke Castro është vetëm fillimi.

“Njerëzit në Kubë nuk kanë zgjedhje të lira, nuk kanë demokraci. Ne nuk do të dorëzohemi derisa të shikojmë lirinë për popullin e Kubës”, thotë Lisete Calderon, një kubane-amerikane.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img