28,04,2024

Ish-drejtori i Policisë: Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit shkakton frikë

Must Read
Kryeprokurori Aleksander Lumezi/ Foto-Video, Bujar Tërstena

Njohës të çështjeve të sigurisë në vend aktin e vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, e shohin si një akt që po krijon frikë dhe pasiguri edhe te qytetarët e vendit, duke bërë kështu që ky rast edhe pse gjendet në fazën fillestare të hetimeve të konsiderohet si një rast, i cili përbën një cenim të sigurisë nacionale.

Ndonëse akoma janë duke u zhvilluar hetimet preliminare, vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, po shihet si sulm jo vetëm ndaj kryeprokurorit, por edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët lehtë mund të jenë subjekt të sulmeve apo kërcënimeve të ndryshme shkruan gazeta Zëri.

Selimi: Vjedhja, akt serioz

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, i cili është edhe njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se kjo vjedhje është një akt serioz i cili shkakton frikë dhe panik te qytetarët në vend, pasi që ky sulm ka ndodhur ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, në këtë rast kryeprokurorit të Shtetit dhe nëse vërtetohet së është synuar të shqetësohet kryeprokurori, atëherë ky akt është sulm ndaj sigurisë së përgjithshme në vend.

“Ky është një akt serioz për faktin se shkakton frikë dhe panik te qytetarët duke qenë se kjo vjedhje ka ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit. Unë e vlerësoj këtë akt si akt të cenimit të sigurisë kombëtare për sa kohë që nuk i dimë rrethanat. Pra, nuk është mirë ta paragjykojmë këtë rast. Nëse është synuar që të shqetësohet kryeprokurori si institucion, atëherë kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare. Nëse hetimet nxjerrin një përfundim që kemi të bëjmë me një vjedhje, atëherë nuk është cenuar siguria kombëtare, pavarësisht që ka ndodhur në shtëpinë e kryeprokurorit të Shtetit. Ky akt i kontribuon fikës së pasigurisë për çka se është cenuar integriteti familjar i kryeprokurorit të Shtetit, prona e tij dhe ai personalisht”, ka deklaruar Selimi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img