27,12,2024

Trump mahnitë në intervistën e parë si president, ja çfarë thotë për Hillaryn, ekstremistët…

Must Read

 

Trump në një intervistë për New York Times, u pyet nëse kishte lidhje me incidentin e natës së premte, ku një grup njerëzish festonin fitoren me thirrje naziste, ndërsa u përgjigj se nuk kishte asgjë të bënte me ta.

Në SHBA,  janë bërë shumë ankesa nga qytetarët për Trumpin, duke e  akuzuar se ai kishte lidhje me grupin ekstreme të krahut të djathtë, që kanë shprehur mbështetjen ndaj tij, transmeton lajmi.net.

“Trump i cili shpesh flet publikisht në Twitter nuk ka komentuar për reagimin e rreth 200 nacionalistëve të bardhë të ekstremit të djathtë që ishin mbledhur në fundjavë në Uashington për të festuar fitoren e tij, ku ata ishin të gjithë neo-nazistët dhe anti-semitë”, raporton gazeta New York Times në një editorial.

Mirëpo, Trump tha se ai nuk ishte me ta dhe se e dënon një propagandë të tillë helmuese. Grupi që e quan veten Instituti për Politika kombëtare zhvilloi një festë në qendër të afërsisë së Shtëpisë së Bardhë. Një nga organizatorët, Richard Spenser mbajti fjalim dhe përdori fjalën gjermane “Heil” e përdorur nga nazistët, ndërsa të tjerët janë përgjigjur me përshëndetje naziste.

Nga ana tjetër, Trump gjatë intervistë për NYT u shprehu i hapur ndaj çdo marrëveshje mbi ndryshimet klimatike.

Presidenti amerikan tha se ekziston “një lidhje në mes të llojeve të njerëzve dhe ndryshimeve klimatike”, dhe ka shtuar se mbetet të përcaktohet se në çfarë mase dhe si do të jetë kjo marrëdhënie, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja klimatike në Paris është nënshkruar nga më shumë se 190 shtete dhe është konfirmuar formalisht nga më shumë se 100 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

I pyetur nëse ai do të heq dorë nga hetimi i mëtejmë mbi e-mail-et e Hillary Clintonit, ai ka thënë se nuk e ka qëllim ta lëndoj atë.

Edhe këshilltari i Trumpit, Kelijen Conway tha se Trump nuk do të kërkojë asnjë hetim të mëtejshme në lidhje me faktin nëse Clinton ka përdorur një server privat si postë elektronike kur ajo ishte Sekretare e Shtetit në lidhje me Fondacionin Clinton. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img