23,08,2025

Zharku takoi shefin e FMN-së për Kosovë, Jacques Miniane

Must Read

Në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve.

Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.​

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ferizajasi, kreu disa vjedhje nëpër banesa

I dyshuari me inicialet B.T. është arrestuar të premten, pasi gjatë periudhës 1 korrik deri më 19 gusht ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img