Sipas mediave serbe, të cilat thirren në njoftimin e lëshuar pas takimit nga zyra e Vuçiqit, kryeministri serb ka falënderuar Kazakistanin për mosnjohjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Serbia e vlerëson jashtëzakonisht shumë qëndrimin e Kazakistanit, të kryetarit të këtij vendi Nursultan Nazarbajev, për respektimin e integritetit territorial të Serbisë si dhe për votimin kundër të Kazakistanit për pranimin e Kosovës në UNESCO”, thuhet në njoftimin e qeverisë serbe.
Njohja nga Kazakistani ishte përmendur disa nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili është edhe mik i presidentit Nazarbajev.
Vitin e kaluar, Pacolli kishte demantuar lajmin e publikuar në mediat serbe, se presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, i ka thënë homologut të tij serb, Tomislav Nikoliq, se vendi i tij kurrë nuk do ta njohë Kosovën.
Pacolli kishte thënë se një lajm i tillë është fabrikim i mediumeve serbe, dhe se Kazakistani gjithmonë ka treguar shenja miqësie me Kosovën.
“Në mediat kazake (zyrtare), në njoftimet për këtë takim, nuk ka asnjë fjali si këto që transmetohen nga mediat serbe. Në fjalimin e Presidentit Nazarbajev ka deklarime të rëndomta për bashkëpunim ekonomik midis Kazakistanit dhe Serbisë”. /Lajmi.net/
.