Kështu ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Kompanitë tona shtetërore në fund do të punojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e krahinës sonë jugore. Ligjërisht dhe zyrtarisht të njohura nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Prishtinës”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
“Republika e Serbisë, Qeveria e Serbisë janë të kënaqura se pasuritë e saj në territorin e krahinës jugore do të mbrohen plotësisht dhe do të ruhen jo vetëm në sistemin tonë, çështje kjo që nuk është vënë kurrë në pyetje, por do të jetë e mbrojtur dhe ruajtur me këtë marrëveshje që garanton transferimin e saj në kompaninë ‘Telekom Serbia’, kështu që 100 për qind do të jetë në pronësi të Telekom Serbia, dhe që do të vendoset në territorin e krahinës sonë jugore”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.
.