Zhambon për RTBF ka thënë se shërbimet informative evropiane tash për tash duhet vetëm të presin të shohin se kush nga ata do të kthehet në shtëpi, transmeton lajmi.net.
ISIS është nën presion të madh në Mosul dhe Raka. Pjesëtarët e saj nga Belgjika janë angazhuar në mbrojtje të këtyre territoreve të ISIS-it.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se atje nuk janë 200, por ndërmjet 3000 dhe 5000 evropianëve, ka thënë Zhambon.
Ai ka theksuar se të gjitha agjencitë e inteligjencës po tentojnë që ta përcjellin situatën dhe të shkëmbejnë informacione.
“Nëse fillon vala e kthimit, duhet të jemi të gatshëm, ka thënë ai. .
Sipas tij, 117 rekrutë të ISIS-it janë kthyer në Belgjikë, nga të cilët gjysma janë në burgje, kurse të tjerët nën mbikëqyrje. /Lajmi.net/
.