Në raportin e publikuar sot, HRW me seli në Nju Jork, tha se ndërmjet shtatorit të vitit 2014 dhe muajit maj të vitit 2016, forcat kurde duke avancuar kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik, i kanë shkatërruar shtëpitë arabe në hapësirat e kontestuara në Kirkuk dhe Ninevah, derisa shtëpitë kurde janë lënë të paprekura.
HRW thotë se ka dokumentuar raste shtesë të shkatërrimit të shtëpive të kryera në fund të tetorit të vitit 2016.
Qeveria rajonale në Kurdistan i ka hedhur poshtë çfarëdo pretendimesh për politikë sistematike të shkatërrimit të shtëpive arabe, por ka thënë se forcat kurde kanë ndërmarrë shkatërrime për shkaqe të sigurisë, siç është pastrimi i bombave nëpër shtëpi.
.