25,11,2024

Serbia pret ndryshimin e politikës së jashtme të Trumpit rreth Kosovës

Must Read

Përfaqësuesit e krahut pro-evropian dhe analistët politikë vlerësojnë, ndërkaq, se pritjet e këtilla janë larg realitetit.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duke i uruar zgjedhjen president të SHBA-së, Donald Trumpit, ka vlerësuar se në Washington mund të pritet një mirëkuptim më i mirë për qëndrimin e Serbisë rreth mospranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Pres që edhe Serbia të mos kritikohet për çdo hap të saj nga ana e SHBA-së, por të fillojnë të mendojnë se sa kemi ne të drejtë dhe në çka kemi të drejtë”, ka thënë Nikoliq.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë përkrahjen asnjërit kandidat për president, por ka vërejtur një ngazëllim të përgjithshëm në vend edhe në mesin e partisë së tij për shkak të fitores së Donald Trumpit.

Se nuk pret ndryshim të madh të politikës së jashtme amerikane ndaj Serbisë ka porositur ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scot, një ditë pas zgjedhjeve, por nacionalistët serbë dhe populistët kanë vazhduar që të gëzohen për Trumpin.

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, dhe bashkëpartiakët e tij kanë bartur bluza me fotografinë e Trumpit, pas fitores së të cilit udhëheqësi i radikalëve ka thënë se “zemra i është bërë mal sa Zlatibori”

Por, përfaqësuesit e opozitës së profilizuar pro-evropiane nuk kanë gjetur asnjë arsye për optimizëm të nacionalistëve vendorë. Zoran Zhivkoviq, udhëheqës i Partisë së Re, thotë se nuk e kupton se pse duhet Serbia t’i gëzohet fitores së Trumpit.

“Nuk shoh arsye që të gëzohemi për këtë. Kushdo që të jetë president i SHBA-së, nuk do të ndryshojë thelbësisht raporti i kësaj fuqie të madhe ndaj Serbisë, ndaj Ballkanit dhe Evropës”, thotë Zhivkoviq

Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Fuqia e Serbisë, Bogolub Kariq, një person me aktakuzë, është lavdëruar në një tabloid vendor se është mik i mirë me presidentin e sapozgjedhur më shumë se 30 vjet dhe ka deklaruar se “Trumpi ka paralajmëruar mundësinë që me Putinin të takohet në samitin e Beogradit”.

Tabloidet në Serbi, ndërkaq, kanë publikuar në faqet kryesore titujt “Trump mund të na kthejë Kosovën”, “Shqiptarët e zhgënjyer për humbjen e Clintonit”, “Putin dhe Trump na e kthejnë Kosovën”.

Por, analistët në Beograd thonë se nuk e kuptojnë “shpresën se republikani Trump do të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, në fakt ndaj qëndrimit të saj për mospranim të Kosovës”, marrë parasysh siç thonë “se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj pikërisht në kohën e administratës republikane të George Bushit, e cila e para e ka njohur”. (REL)

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img