16,11,2025

A do të jetë Thaçi përkrah Erdoganit në ndeshjen Turqi – Kosovë?

Must Read

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, pritet të ndjekë nga tribunat ndeshjen mes Turqisë dhe Kosovës, e cila luhet të shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018.

Por, kreu i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të udhëtojë drejt Antalya-s për ta përkrahur Kosovën, siç kishte bërë në takimin ndaj Finlandës dhe Kroacisë.

Burime të gazetës Express brenda Presidencës bëjnë të ditur se Thaçi nuk do të udhëtojë në Antalya për shkak të agjendës së ngjeshur.

Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës luhet nesër në Antalya nga ora 18:00 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img