25,11,2024

Kjo është gjendja sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Podujevë pas reshjeve të shiut

Must Read

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Podujevës, Faik Muqiqi, ka thënë për lajmi.net se gjendja është nën kontroll.

Ai ka thënë se në disa fshatra gjendja është më e keqe, por deri më tani nuk ka pasur nevojë për intervenime.

“Ka dalje të lumenjve. Lumi Llapashtica, lumi Dumnica, Belleboja. Gjendja më e keqe është Peran, Doberdol, Metehi dhe Repë”, ka thënë Muqiqi për lajmi.net.

Ai ka treguar se janë në terren me dy ekskavator duke intervenuar në disa vende ku ka bllokime.

“Pjesa jugore Lupç, Penuh edhe Gallamniku lumi Llapashtica ka dalje të shumta. Ekipet janë në terren dhe komuna i ka angazhuar dy ekskavator që janë në terren për të intervenuar në ndonjë vend ku nevojitet të hapet ndonjë dalje. Ekipet po ashtu janë duke bërë vlerësimin e dëmeve, stabilitetin e urave”.

Muqiqi ka thënë se deri më tani gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vërshime të shtëpive, përvec që uji ka depërtuar në disa oborre të shtëpive.

“Deri më tani nuk ka mbyllje të tërësishme të shtëpive, por uji iu ka hyr nëpër oborre. Përveç lumenjve ka edhe sasi të mëdha të ujit”, ka thënë ai./Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img